Pa u mbyllur mirë e sotmja, opozita cakton datën e protestës së ardhshme

Opozita ka vendosur që protestën e ardhshme ta mbaj në datë 31 maj, pra të premten e ardhshme. Data 31 maj përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Lulzim basha në mbylljen e protestës së sotme, e cila ishte një protestë e qetë përveç një incidenti para parlamentit, u shpreh se ishte gati të sakrifikonte gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për një Shqipëri si gjithë Europa.

LEXO DHE :  Ambjentalistja Gerta Thunberg-Kongresit Amerikan: Nuk po bëni aq sa duhet për ndryshimet klimatike!

Vendimi për protestën që do të mbahet të premten e ardhshme u mor pas mbledhjes që Basha zhvilloi me aleatët në selinë blu menjëherë pas mbylljes së protestës së sotme.

Ndërkohë Partia Socialiste ka deklaruar se në datë 31 maj do të nisë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30-qershorit./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.