Ornela Muti kërkon të marrë nënshtetësinë ruse

Gjatë një interviste në kanalin televiziv rus “Dozhd”, aktorja e famshme italiane Ornela Muti ka zbuluar dëshirën për të marrë nënshtetësinë ruse.

“Do të isha e nderuar, nëse do të merrja pasaportën ruse nga Putini. Në fillim mora lejen e qëndrimit dhe ka një muaj, që po punoj për kalimin e fazës së fundit, atë të marrjes së nënshtetësisë”.

Një muaj më parë, televizioni shtetëror rus kishte njoftuar transferimin e ikonës kinematografike italiane në Moskë, ku kishte blerë një vilë në një zonë ekskluzive të kryeqytetit.

Për të motivuar vendimin e saj, Ornela kishte deklaruar për televizionin rus, se e adhuronte Italinë, por sipas saj “duhet të jesh aty, ku është e ardhmja. Rusia është vendi i rrënjëve të mia, i gjyshes dhe gjyshit tim, i mamasë time. Unë gjithnjë jam përpjekur të gjej te vetja ime këto rrënjë ruse”.

LEXO DHE :  Aktorja shqiptare Hana Noka, shkëlqen në festivalin e filmit në Kroaci

Në Moskë jeton edhe i fejuari i Ornelës, biznesmeni francez Fabrice Kerherve. Pikërisht këtu ka prezantuar kohët e fundit një linjë kozmetike të quajtur “SkinStar”. Por Ornela ka edhe dy projekte të tjera profesionale, një linjë çorapesh dhe një restorant italian./Shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.