Orinda Huta i rikthehet muzikës, bashkëpunim me kantautorin e njohur
Dritare.net
"Kam disa projekte në proces por njërin e kam përzemër, domethënë aktualisht kam dy kompozitorë që i kam shumë përzemër që dua të kem këngët e tyre, që është Armend Rexhepagqi dhe Aida Baraku. E kam bërë aktualisht një këngë me ta, por të dyja palët kemi menduar që ajo këngë nuk duhet të dali. Kështu kemi vendosur të dyja palët sepse mendojmë që një këngë ka një datë skadence dhe nëse ti e zgjat dhe e zgjat, atëherë mos e nxirr më mirë fare. Në të njëjtën kohë jam duke punuar edhe me Pirro Çakon për një këngë. Kemi muaj dhe me Pirron që flasim dhe Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën para se të bëhet, se ndryshe s’bëhet", u shpreh Huta. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa kënga të jetë gati për ta shijuar./L.F-dritare.net