Ora News në bashkëpunim me kompaninë daneze verifikon investimet në rrugë
Dritare.net
Monitorimi nga ekspertë italianë dhe danezë nisi në rrugën "Xhanfize Keko", punimet e së cilës përfunduan vetëm pak javë më parë.
"Bashkë me ITM-në, që është kompani lider në fushën e testeve në Shqipëri kemi sjellë dhe prezantojmë dinatestin, që është një lider botëror në fushën e testimeve, të shtresave rrugore, bazamenteve, porte aeroporte dhe gjithë nënshtresave"
Nëpërmjet lazerave verifikohen shtresat e rrugëve për të sjellë më pas një raport të plotë të situatës.
"Nëpërmjet këtyre pajisjeve multifunksionale që ka sjellë, nëpërmjet lazerave që kanë të montuar të trupin e pajisjeve bën dedektimin e të gjitha shtresave rrugore, vrazhdësisë në rrugë, nxjerr profilet gjatësor dhe tërthor"
Inxhinierët i italianë shpjegojnë me detaje funksionin e kësaj pajisjeje teknologjike.
"Ne sollëm këtë ekip që është pas meje, që përbëhet nga këto dy pajisje, të aftë që të llogarisin profilin transfesial për të pasur një vlerësim të trotuarit dhe një pajisje tjetër me të cilin mund të llogarisim cilësinë e sipërfaqes", tha inxhinieri.
Një falenderim të madh inxhinieri italian ka për televizionin Ora News.
"Doja të adresoja një falenderim të madh për Ora News për mbështetjen. Është një mundësi e mirë e jona për të qenë këtu, për të treguar çfarë bëjmë dhe çfarë shërbimesh përforcojmë", u shpreh inxhinieri.
Ora News është televizioni i parë që solli sondazhet politike duke parashikuar rezultatin real të zgjedhjeve. Këtë herë, për herë të parë po ofrohet studimi me teknologjinë më të lartë të investimeve në rrugë, duke garantuar se do të publikojë të vërtetën mbi investimet e bëra.
Të dhënat e marra në rrugën "Xhanfize Keko" do t'i nënshtrohen analizave të plota. Rezultatet përfundimtare që do të dalin pas përpilimit të raportit do të dorëzohen pranë ARRSH-së me qëllim bërjen transparente të punimeve të kryera por dhe masave që duhet marrë për mirëmbajtjen. Matjet do të vazhdojnë edhe më tej në rrugë të tjera, për të sjellë për shqiptarët situatën faktike të investimeve të kryera./ I.M-OraNews
https://youtu.be/lKITLkoUj3Q