Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi e vlerëson Dritëro Agollin si një ndër personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë me një rol të pazëvendësueshëm, si gjatë viteve të diktaturës, me kontribut të vyer në vitet e para të pluralizmit dhe me vlera të jashtëzakonshme për ushqimin shpirtëror të shqiptarëve, me vepra të rralla dhe të vyera, që do të mbeten përjetësisht në bibliotekën dhe memorien e kombit tonë.
Z.Ndroqi shpreh ngushëllimet me të sinqerta bashkëshortes, vajzës dhe djalit të Dritëroit, të cilin e ka konsideruar si një baba shpirtëror me këshillat dhe motivimin e të cilit ka drejtuar RTV Ora News, i frymëzuar nga mesazhet e tij inkurajuese në ditëlindjen e shkrimtarit të madh. Mbi të gjitha, paanshmëria, si një amanet i Dritëroit dhe vlerë e shtuar në tregun mediatik. Për Dritëro Agollin nuk ka lamtumirë, dashamirësit do ta takojnë në poezitë, prozat dhe margaritarët letrarë që la trashëgimi. Për fjalët e urta dhe shpotitë e mendjes së bukur, me siguri do të na marrë malli./Oranews.tv