Ora 13:00, afati përfundimtar i Ramës për takimin me Metën. Rakipllari tregon pse
E Enjte 27 Qershor 2019, 09:09
Dritare.net
Të ftuar në emisionin "Open", në Top Channel, gazetari Arian Çani dhe kryeredaktori i gazetës "Panorama", Robert Rakipllari kanë folur për këtë ftesë dhe afatin që la presidenti për takim 05:00-13:00.
“Pse Meta ka vendosur orën 13:00, mund të kishte thënë për shembull deri në orën 16:00.",- tha Çani.
Ndërkohë, Rakipllari u shpreh se, ky afat i vendosur nga Meta, ndoshta lidhet me një dekret të mundshëm të presidentit për një datë të re për zgjedhjet lokale.
“Presidenti duhet të nxjerrë nesër dekretin, që ai të hyjë në fuqi të premten, që është edhe dita e fundit”, tha Rakipllari./K.C/dritare.net