Oprah Winfrey: Nuk keni pse e pëlqeni Hillarin, duhet vetëm ta votoni. Është e vetmja alternativë

Mesazhi i Oprah Winfrey për votuesit e pavendosur në 8 nëntor është i thjeshtë: “Ka vetëm një zgjidhje, dhe ju nuk jeni të detyruar ta pëlqeni”.

Ish moderatorja e “talk showt” të njohur me emrin e saj ka mbështetur zyrtarisht qysh në qershor  Hillary Clintonin për Shtëpinë e Bardhë.

Winfrey tha se ka qëndruar  e heshtur gjatë kësaj fushate, për shkak se nuk ka qenë e sigurtë nëse mund të gjente fjalët e duhura, të cilat të mund të dëgjoheshin mjaftueshëm mes kësaj rrëmuje.

“Arsyeja pse nuk kam folur deri më tani, përveçse deklarova se mbështes Clintonin, është sepse nuk e di çfarë mund të thoja, që të mund të kalonte përmes gjithë kësaj zhurme e kaosi, apo sarkazmës së pështirë që po oshëtim aktualisht. Megjithatë u them njerëzve se realisht nuk kanë zgjedhje tjetër. E kam fjalën për të gjithë ata njerëz që ulen lart e poshtë e thonë se nuk munden të vendosin se kujt do t’ia japin votën. Kjo është e vetmja gjë që unë dua të them tani për tani. Më lejoni një minutë. I kam dëgjuar këta prej një kohe të gjatë tashmë. Njerëzit përfshihen në debate të tilla, ku sigurisht nuk janë vetëm dy bashkëbisedues, por edhe të tjerë që influencohen, ku dikush thotë se ‘thjesht nuk e di nëse më pëlqen apo jo ajo (referuar Clintonit)”,”, tha Winfrey për pastorin e Dallasit, T.D. Jakes.

LEXO DHE :  Prestigjiozja Financial Times: SHBA ndërhyri për negociatat, Macron mbeti vetëm

Winfrey thotë se askush nuk duhet ta pëlqejë medoemos atë, pasi nuk është kjo çështja për t’u zgjidhur. Njerëzit as që nuk duhet ta bëjnë këtë pyetje, shton ajo.

“Ajo nuk do të vijë të futet në shtëpinë tuaj, nuk keni pse ta pëlqeni me patjetër. Është e thjeshtë, nuk keni pse. A e pëlqeni këtë vend? A e doni këtë vend? Atëherë më mirë dilni edhe votoni. A e pëlqeni këtë vend dhe lirinë e pavarësinë? Në rregull. Atëherë bëni pyetjen: Dëshironi demokracinë apo preferoni më shumë një demagog?”, shprehet ndër të tjera Oprah.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.