Opozita të lexojë “Mosmarrëveshjen” e Kadaresë!

Nga Albert Nikolla

Me mjaft të drejtë, studiuesi M. Mandalà, teksa shkruante parathënien e sprovës “Mosmarrëveshja”, qëmtonte se ky libër ka marrë statusin e një testamenti të vërtetë që denoncon me vendosmëri kundërshtitë dhe paradokset e kulturës shqiptare, por edhe çdo njollë të errët që komprometon të ardhmen kulturore të vendit! Prandaj, besoj, do të ishte e udhës që drejtuesit e opozitës, në këto kohë të turbullta, të lexojnë me vëmendje këtë libër, që kthjellon ndërgjegjet tona, të cilat hera-herës mund të gjymtohen nga ndodhitë e papritura që ofron përherë skena politike shqiptare si një lojcake prestidigjitatore. Kadareja i thërret të gjithë ata persona të cilët kanë përgjegjësi publike e politike që të rrinë larg prej talljes me shtetin:

“Në sytë tanë do të shpaloseshin cinizmi dhe shpërfillja e kastës politike, mosmarrja seriozisht e shtetit dhe e kombit … gjersa përshkallëzimi të arrinte një kulm të ri: talljen me Shqipërinë”! (Mosmarrëveshja. libër, që kthjellon ndërgjegjet tona, të cilat hera-herës mund të gjymtohen nga ndodhitë e papritura që ofron përherë skena politike shqiptare si një lojcake prestidigjitatore. Kadareja i thërret të gjithë ata persona të cilët kanë përgjegjësi publike e politike që të rrinë larg prej talljes me shtetin:

“Në sytë tanë do të shpaloseshin cinizmi dhe shpërfillja e kastës politike, mosmarrja seriozisht e shtetit dhe e kombit … gjersa përshkallëzimi të arrinte një kulm të ri: talljen me Shqipërinë”! (Mosmarrëveshja. Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten. I. Kadare) Ky është rreziku në të cilin ndodhet sot opozita e Shqipërisë. Tallja me fatin europian të Shqipërisë! Drejtuesit e saj, analistët e mediave pranë saj, me një lehtësi të habitshme përtallen me hapjen e negociatave të Shqipërisë për hyrjen në Bashkimin Europian. Madje ata kanë arritur në një pikë ekstreme duke krijuar komitete të ngjashme me ato të vitit të mbrapshtë ‘97, Në përpjekje për t’u bërë barrikadw kundër Europës. U ka mbetur ora tek ai vit! Ndoshta leximi i këtij testamenti moral të Kadaresë mund ta ndihmojë opozitën për të dalë nga kllapia. Në këtë sprovë ka disa fragmente që besoj se janë tepër të vlefshme për një respektim të “Kushtetutës shpirtërore”, që është premisë e domosdoshme për respektimin e “Kushtetutës ligjore” të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar!

Teksa e fillon sprovën e tij, Kadareja shquan një të vërtetët tejet të trishtë që lidhet me identitetin dhe mpiksjen e Shqipërisë si komb. Duku iu referuar përjashtimit të një strofe të himnit shqiptar, ai thekson se një enigmë e keqe fshihet pas kësaj gjëme ogurzezë:

“Ajo kishte lidhje me energjinë penguese që nuk lejonte mpiksjen e Shqipërisë! Përgjithësisht ajo përftohej si diçka e jashtme … ! Kishte kohë që ishin dhënë të gjitha shenjat se ishte një energji tjetër më e keqe, por që shqiptarët bënin sikur nuk e shquanin dot. Dhe ishte e natyrshme të bënin ashtu. Shpjegimi ishte i thjeshtë: pengesa kryesore ishin ata vetë”. (Mosmarrëveshja. Mbi raportet e Shqipërisë me vetveten. I. Kadare)

Gati si me një homologji strukturore të stisur, duket se situata është e njëjtë: dikush nuk e do mpiksjen e Shqipërisë në Bashkimin e Europian! Pra, do të ishte më mirë që e keqja të shihej në politikëbërjen tonë se sa të drejtonim gishtin drejt SHBA-së apo BE-së. Me dhimbje, Kadareja e përmblidhe thelbin e 100 viteve të shtetit shqiptar si një kalvar të rikthimit në Europë.

Duke pasur një peshë të madhe në jetën politike të vendit, opozita ndodhet përballë një përgjegjësie të jashtëzakonshme dhe, që të mos e zgjasë më tej këtë kalvar, ajo duhet të bëhet shtysë e fuqishme për Shqipërinë europiane.

Si mund ta bëjë këtë gjë?

Siç i sugjerojnë miqtë europianë të Shqipërisë që kohët e fundit janë shprehur përditë! Çdo veprim në kundërshti të plotë me Europën është anëcak dhe akraballëk opozitar!

Përgjatë hulumtimeve të mia mbi dinamikat politike dhe antropologjike të periudhës së diktaturës komuniste kam vërejtur, jo pa habi, se E. Hoxha dhe Partia e Punës kujdeseshin deri në mani që gjatë veprimtarisë së tyre shtypëse të ishin, nga pikëpamja formale të paktën, në rregull me respektimin e kushtetutës. Afërmendsh, nuk është as në tagrin tim dhe as të këtij shkrimi futja në përimtimin e hollësive politike e morale të politikës asobote, por dua të qartësoj se sot, në këtë demokracinë tonë të brishtë, as ai sens për shtetin nuk vihet re te disa politikanë opozitarë pas komunistë.

LEXO DHE :  Ndryshon bilanci, 4 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Tiranë

Nuk është e nevojshme të jesh fort biramel për të kuptuar se në veprimet e opozitës jemi përballë konceptit të shtetit si bashtinë, si pronë e trashëguar prej babës! Nuk ka se si të jetën ndryshe kur pa kurrfarë ndrojtje ajo e theu parzmoren e kushtetutës me një akraballëk fëmijëror në shërbim të interesave të ngushta politike që duken ashiqare. Këto veprime bëjnë që opozita të shndërrohet në një fëngishtë politike pa asnjë fryt! Nuk mund të ketë politikë europiane pa respekt të Kushtetutës. Kostitucionalistja A. Anastasi u shpreh se :“Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve.”! Prekja e Kushtetutës është vija e kuqe që përjashton çdo politikan nga e drejta e menaxhimit të gjësë publike.

Pas gjithë këtyre akrobacirave, opozita duhet të kuptojë se kemi ardhur në stacionin e fundit të pështjellimit politik 30-vjeçar. Kjo krizë besoj se do të na dhurojë një zgjidhje afatgjatë ku cenimi i Kushtetutës, cenimi i zgjedhjeve si institucioni suprem i demokracisë nuk mund të tolerohen kurrë më! Në këtë kontekst, “Mosmarrëveshja” e Kadaresë shërben edhe si një shestim fatlum i karrierës politike për çdo person që pasionit për politikën i bashkëngjit edhe detyrimin e respektit të politikës si shërbim për bashkësinë dhe shqiptarët që presin koherencë politike, bash si roja që pret agimin e zbardhjes së diellit!

Brezi i drejtuesve të rinj të opozitës dhe imi, pa drojë, mund të quhemi bij kulturorë të Veprës së Kadaresë. Të gjithë kemi përfituar shpirtërisht, emocionalisht e estetikisht nga vepra e tij, ndërkohë që Shqipëria ka përfituar shumë në imazhin e saj ndërkombëtar e, ndoshta, edhe materialisht me shitjen e veprave të tij përgjatë komunizmit!

Tani është kohë për një përfitim politik të Shqipërisë dhe opozitës që të gjejë shestimin e udhës së duhur për të mbetur në histori me emër të mirë, për të qenë në anën e duhur të saj! Rrymat antieuropiane kanë pasur impulse të forta sidomos në 100 vitet e shtetit shqiptar, e bash për këtë arsye do të ishte e udhës që ato rryma të mos kishin më forcën e gjalmit penguese në shtegun plot shkurre, të mbjella prej nesh, drejt Europës! Është pjekur koha që të rilidhim  përfundimisht litarin kërthizak me Europën, një herë e përgjithmonë!

Shugatja dhe hezitimi do të na linin gjatë në llokajën parapolitike të llokoçitur fort në 30 vjetët e demokracisë së brishtë shqiptare. Pikërisht kjo brishtësi e bën edhe më urgjente thirrjen profetike të Kadaresë tek “Ndërgjegja e gjymtuar e shqiptarëve”:

“Lufta për shërimin moral të Shqipërisë së sotme nuk është një çështje përsosurie apo luksi kulturor. Ajo është bërë një kusht për ekzistencën tonë në vijim. … Në këtë gropë në të cilën ajo ka rënë ka dy zgjedhje, o ia del të dalë menjëherë ose do të fundoset përgjithmonë. … Në këto kushte, liria, demokracia dhe sistemi i saj politik republikan nuk janë përveçse virtuale. Breznisë së re të shqiptarëve i takon detyra historike që të bëjë të jenë reale dhe të vërteta këto vlera. Me pak fjalë: të bëjë të rilindë Shqipëria. Një fat historik që nuk i ndodh çdo breznie”!

Kjo duhet të jetë e vetmja vramendje për opozitën shqiptare sot, çdo shqetësim tjetër është anëcak! Historia tejkalon çdo preokupim partiak duke lënë si të vetmen rrugë për opozitën sot dashurinë për Shqipërinë, sepse ajo mbetet përherë streha jonë dhe do të bëhet patjetër, siç e parashikonte profecia e një tjetër shqiptari të madh të letrave, të Atë Gjergj Fishtës, i cili ka dalluar fatin përfundimtar të Shqipërisë në fjalën e Shën Pjetrit drejtuar Skëndërbeut tek “Nën hajat e Parrizit”: “Mos i qit kujdes vedit për Shqypni, pse për inat të djallit e të Shqyptarëve, Zoti ka me e mbajtë Shqypninë në kambë”! Kjo do të thotë që është mirë të ndodhesh në anën e duhur të historisë, por nga ana tjetër edhe për faktin se futja e Shqipërisë në BE mund edhe të vonohet, por kurrsesi nuk mund të ndalet përgjithmonë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.