Opozita si dhelpra pas koqeve të dashit

Nga Dritan Hila

Nëse pyet njerëz që e çuan opozitën në hapin ekstrem të lënies së mandateve se cila është levizja që do ndërrmarin në këtë impas politik ku kanë futur veten, të thonë se nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë Ramës por as Rama nuk qeveris dot pa ata.

Goxha vleresim për veten dhe goxha strategji kanë gjetur think-tankët e Bregut të Lanës!

Të heqësh dorë nga parlamenti, është hap që nuk e bën asnjë opozitë as në kushte ekstreme autoritarizmi, madje as ajo e Venezuelës e cila pavarësisht se ka shpallur president alternativ, nuk e le parlamentin. Të shpresosh se njerëzit do kenë respekt për këtë gjest, është një lloj kuti që nuk dihet ku e kanë gjetur.

Një Ben Blushi ishte në parlament dhe e bënte Ramën të fliste me vete. Kurse këta meqënëse kanë futur 57 vuvër të cilët dinin vëtëm të gjuanin me bojë e me vezë por jo të artikuloheshin; meqënëse për shkak të autoritarizmit të tyre gjetën 57 njerëz pa ngjyrë dhe mendim politik të vlefshëm; dhe meqenëse nuk po gjejnë rrugë të valencojnë vetveten, presin që Rama ti fusë në tepsi.

Në fakt dalja nga parlamenti nuk ishte shenjë force por dobësie; nuk ishte shenjë inteligjence por profanizmi politik; nuk ishte etje për betejë por frikë të përballesh me kundërshtarët. Sepse kundërshtarë nuk janë policët e Sandër Lleshit por homologët e në parlament, dhe fushëbeteja është ajo elektorale dhe jo sheshi i parlamentit me kapsolla.

LEXO DHE :  Miratohen dy ilaçe me bazë kanabisi

Rasti Turqisë së fundmi tregoi se opozita është krijuar që të ndeshet politikisht me kundërshtarin dhe jo ti shmanget betejës me të, cilatdo të jenë kushtet. Ndërsa e gjitha kjo hallakatje rrugëve e opozitës shqiptare, për njëmijë e një arsye nuk ka hall betejën me Ramën, me oligarkët dhe krijimin e një sistem të ri politik por ti fusë Rama edhe ata në tepsi. Dhe shpresojnë se veprimi i tyre duke ndejtur jashtë parlamentit, një ditë do trembi Ramën dhe ky do ju japë një thelë. E kanë gabim. Votuesve as ju bën përshtypje se Lul Basha kërkon të bëhet kryeministër dhe Flamur Noka apo Fatmir Mehdiu duan të kthehen ministra se sharruan për të ngrënë. Njerëzit presin të dinë se çfarë do ofrojë opozita, për ta.

Ndërsa Ramës nuk i mungojnë në parlament. Ai këtë ëndëronte. Duket qartë që strategjia e tij është ti lerë rrugëve derisa mos ti llogarisë askush. Dhe problemi nuk është se kush mbeti rrugëve por kush do ti dalë përballë një pushteti që po bëhet përditë dhe më shumë i pa kontrolluar, ndërkohë që opozita po pret që Rama ti fusë në tepsi ose ashtu si dhelpra në fabulën e famshme, pret që Ramës ti bien koqet. Goxha strategji./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Dritan, je i madh, sidomos me fabulen qe ke zgjedhur!
    E pelqej qasjen dhe stilin tuaj te te shruajturit. Ne se nuk jam i gabuar, keni punuar ne mpj per disa vite, ne bindjen time, me ato qe lexoj tani prej jush, ka qene nje punesim i merituar. Kesisoj, do deshiroja nje veshtrim tuajin realist mbi reforminin qe ka nisur ne ate dikaster. Me aq sa di, nga kolege te nderuar dhe me integritet te konfirmuar, ajo ministri ka qene streha ekselente nepotik e shume te punesuarve aty. Per kete ka shume raste. Por shembulli me i pa degjuar ka qene ai i ish ministrit Muhamet Kapllani qe kriterin e vetem te punesimit kishte sa u pelqente grate atyre qe u ofronte nje vend ne ministri. Rasti me flagrant ishte punesimi aty i Vanjel Dherit, nje njeri keqberes dhe mashtrues ordiner, vetem e vetem se ministri i pelqente atij gruan. Te njejtin kriter ministri Kapllani aplikoi edhe per Ilir Bocken, nje sharlatan dhe klloun i lindur, qe kishte ardhur aty per te punuar per ministrin duke terrorizuar dhe levizur te gjitha fijet e emerimeve dhe levizjeve ne ministri, por qe ngazellehej se ministri i takonte sa here te donte gruan, jashte orarit te punes. E njeta histori mund te thuhet per Qirjako Kureten, nje karagjoz e pis i fjetur, zgjatim i kucovareve Kureta, vellai i Vasillaq Kuretes, mik i Nanos, qe dikur, ne fakultet, i kishte rregulluar edhe listen e notave. Shembuj te tille mund te gjenden plot ne keto 30 vite. Ne kete veshtrim, mos ndoshta ministri Cakaj ka te drejte per nj reformim radikal te ministrise per te ndryshuar gjendjen ?!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.