Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Nga Flogert Muça

Ka një hipokrizi dhe pashpirtësi që kalon çdo kufi, sulmi i PD-së dhe LSI-së mbi reagimin e familjes së të miturës nga Kavaja e cila pak ditë më parë kaloi një traumë psiko-fizike.

Që nga dita e parë e deri më sot, Partia Demokratike, LSI-a dhe media, nuk kanë lënë gjë pa thënë për vajzën, duke e përdorur atë ngjarje të rëndë sa për kapital politik, sa për klikime e audiencë. Opozita e ka përdor pashpirtërisht rastin për të sulmuar qeverinë, e mediat në pjesën më të madhe (jo të gjitha), për të shërbyer politkisht dhe për të thithur audiencë.

Pas kësaj traume të dytë të ushtruar nga eksponetët e mësipërm,  familja e të miturës ka zgjedhur të flasë pasi durimi i tyre kishte arritur fundin.  Prindrit e të miturës dhe gjyshi, të tre në moshë të madhe, të zotët e fjalëve që nxjerrin nga goja dhe të përgjegjshëm për atë që bëjnë, kanë bërë sot apelin e tyre më zë dhe me figurë që politika dhe media të mos merren më me familjen e tyre sepse kjo po i vret për herë të dytë.

Por, edhe pas kësaj kërkese të pastër të vetë familjes së dëmtuar, opozita ka vazhduar, madje ka intensifikuar sulmin që kishte nisur. Ne kushtet e mospasjes së kauzave të sajat, opozita po përdor hallin e një familje nga Kavaja.

LEXO DHE :  Analiza/ Çfarë do të thotë për Shqipërinë të jetë President i OSBE?

E për të kuptuar se sa hipokrite, por edhe e çoroditur është opozita, mjafton të shohim dy elementë fare të thjeshtë:

Së pari, familjarët siç thamë  edhe më lart, janë në moshë madhore dhe dinë ç’bëjnë. E për sa kohë ata vetë me vullnetin e tyre kanë zgjedhur të flasin e bëjnë apel për mospërdorimin e ngjarjes së tyre për politikë apo audiencë, s’ka më nevojë për asnjë koment as politik, as mediatik.

Elementi i dytë ka të bëjë me paradoksin e opozitës. Është qesharake, deri në kufinjtë e të pabesueshmes se si PD dhe LSI, që janë shkaktarët e reagimit të detyruar të familjes, dalin dhe i qajnë hallin asaj që deri dje e coptuan për kapital politik.

Thënë këto, PD dhe LSI sot kanë dalë përballë shqiptarëve dhunuesit e dytë të të miturës nga Kavaja e natyrisht, edhe si një trup pa ide e kauzë.

ps: Nuk do doja kurrësesi që të shkruaja për këtë çështje, por kur politika fut hundët, ka nevojë përherë për disa qartësime mbi faktet./Lexo.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.