Zoti Basha largoje Berishën, sepse sot filloi beteja jote, ose në të kundërt e ke ti radhën pas tij!
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
Vendimi për të shpallur non-grata Sali Berishën nuk ishte aspak diçka e re por një vendim i marrë prej shumë kohësh.
Sali Berisha ka shumë kohë i izoluar dhe i bojkotuar nga SHBA-ja. Vetëm ata që s’kuptojnë asgjë nga politika, s’donin ta besonin që Amerika ia kishte prerë biletën dhe kjo qe një nga arsyet që mbeti PD-ja në opozitë.
Sot SHBA-ja thjesht bëri publik në media vendimin e përgatitur prej vitesh. Shqipëria sot është e ndarë gjysma në zi, dhe gjysma në festë.
Gjysma e parë habitet dhe justifikohet: “që Berisha është burrë shteti sepse vetëm ai shkoi, në Shtëpi të Bardhë apo vetëm ai ka pritur Presidentin Bush në Tiranë.”
Gjysma tjetër e konsiderojnë fillimin e luftës kundër korrupsionit. Disa njerëz e kanë të vështirë ta besojnë dhe e konsiderojnë Sali Berishën hero të demokracisë. Disa demokratë e kanë të vështirë ta besojnë që sistemet demokratike, mund arrestojnë edhe heronjtë.
Kancelari Helmut Kohl ishte hero i bashkimit dy Gjermanive, dhe bashkimit shteteve evropiane, por kjo nuk mund ta imunizonte nga korrupsioni dhe shteti juridik. Ai mbeti hero për një pjesë të historisë, por abuzues me ligjin dhe fondet për një periudhë tjetër.
Sali Berisha mund ketë shtruar rrugë, ura, tunele por kjo nuk mjafton për të fshirë pjesën tjetër të errët në veprimtarinë e tij. Por lind pyetja pse SHBA-ja e shpalli sot dhe jo më parë:
- sepse ata e paralajmëruan disa herë të mos bëhej pengesë e projekteve amerikane, por ai nuk hoqi dorë.
- sepse amerikanët shpresuan 8 vjet që ai ishte tërhequr nga kryetar de fakto i PD-së, por ai realisht nuk hoqi asnjëherë dorë nga drejtimi dhe kontrolli vendimmarrjes së asaj partie.
- sepse në rritje Sali Berisha ishte shndërruar në frymëzim i rrymave antiamerikane në shoqërinë më pro amerikanë në Evropë dhe po krijonte një fluks antiamerikan
- sepse prej dy vjetësh ambasadorja amerikane Yuri Kim e kishte bojkotuar dhe refuzonte ta takonte së bashku me gjithë ambasadorët e BE
- sepse listën e deputetëve të PD-së e bëri sërish Berisha dhe jo Basha
- sepse ai mund të mbështeste Ilir Metën dhe krijonte destabilitet me protesta për të ta penguar shkarkimin
- sepse ndikimi mediatik dhe propagandistik i Berishës ishte në 80% mediave madje më i madh se kur ai ishte kryeministër dhe po krijohej çdo ditë propagandë antiamerikane.
- sepse ai me influencën politike ishte shndërruar në pengesë të hapjes elitave politike dhe opozitës
- sepse djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, u organizuan prej tij dhe jo nga Lulzim Basha
- sepse në informacionet e tyre, ndikimi rus është rritur tek opozita dhe disponojnë fakte për këtë gjë.
- sepse ai mbeti i njëjti Sali Berishë recidiv në konfliktet dhe marrëdhëniet me SHBA-në, duke u rikthyer në avazin e vjetër 1996 kur refuzoi zv/sekretarin e shtetit Thimy Worth në takim dhe nuk lejoi në kufi kongresmenët amerikan.
- sepse zyra e blogjeve në PD-së në mënyrë të organizuar prej vitesh hedhin mesazhe pafund antiamerikane në komente dhe rrjete sociale.
- sepse Berisha sapo vuri sërish në menaxhim zgjedhjet e reja në PD duke mos lejuar as zgjedhje dhe as garë.
- sepse Berisha ishte shndërruar në frikë për çdo demokrat dhe nuk guxonin t’ia përmendnin emrin, madje as kritikët nuk guxonin por merreshin vetëm me Bashën.
- sepse Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan pa asnjë peshk të madh të ndëshkuar.
Fundja ky ishte mesazhi i qartë për Lulzim Bashën, i cili ka 8 vjet që dështon dhe nuk pranon të shkëputet nga Berisha.
Sot SHBA-ja i dhuroi kauzën me të cilën ai mund të vijë në pushtet.
Largimi Berishës nuk është forcim për Edi Ramën, por fundi i një cikli politik të një kaste që e ka mbyllur karrierën.
Radha filloi me Berishën, por ai s’do mbetet vetëm..... Lulzim Basha sot duhet të fillojë betejën kundër tij, sepse kjo kauzë ose e sjell në pushtet, ose e fut në radhë pas Saliut.
Ahhh mos harro Lulzim që dosjet dhe transaksionet nga Rusia, amerikanët nuk i publikojnë sot, por në kohën dhe vendin e duhur, prandaj mendoje mirë: Do e fillosh sot betejën drejt fitores apo jo?/Marrë nga Facebook-u i autorit