Na ndiqni edhe në

Opinione

Vraponi të bëheni gjyshe!

Vraponi të bëheni gjyshe!

Nga Mevlan Shanaj

Kur isha 5 vjec ne kohe dimri po kaloja prane kopshtit te shtepise. Me therret djali i xhaxhait qe ishte i rritur, i martuar dhe me thote: "Shko, shiko, lindi ajo" -ishte fjala per te shoqen. Une nuk e dija deri ate kohe se gruaja e nje burri thirrej apo quhej- ajo. Nuk kisha degjuar, pasi babai me kishte lene te vogel dhe nuk degjoja se si quheshin grate. Vite me vone u martuan vellezerit dhe kunatat e mia quheshin nga vellezerit, -gruaja ime. Me vone erdhi koha e marteses se gjenerates sime e ne u therrisnim me emer bashkeshorteve tona, te gjithe ne shoqeria qe ishim martuar me dashuri apo me kryqezime feje. Pra per brezin tone, te lindurit e pasluftes se dyte boterore, femra nuk ishte me - ajo ose -gruaja , por u barazua si njeri ne percaktim emri. Me vone kur u kapercye kufiri me miqte nga Kosova, femra quhej -shoqja ime ,,nga cdo burre per gruan e tij, ky ishte statusi publik ne pergjithesi. Vone pak me vone ne mesin tone u vune re fenomene te ndyshme sociale, mbi te gjitha kur grate me se shumti u kthyen ne shtepiake dhe jo ne pak raste ne makinat luksoze qendrojne te rejat e strukura ose te krekosura. U bene shkak per kete meditim, dy ndodhi te perbashketa. Njera grua mundohej ta merrte te shoqin prej krahu se nuk i bindej. Burri sorollatej sa andej kendej, duke bertitur“ nuk kam pire, po me ler rehat”. Por shoku i tij kishte kthyer makinen kryq ne mezin e rruges dhe “femra “ qe e shoqeronte i lutej te mos bllokonte rrugen. Ai e la makinen ashtu ne mes te rruges te bllokuar me veprime qe te shkakton alkooli.
Femrat sipas veshtrimit tim ne tradite qe po riperteritet kane ardhur ne mesin tone ose anonime ose te sakrifikuara ose paidentitet. Kjo histori deri sa behen gjyshe! Sikur te kishin lindur te gjitha gjyshe do kishin shpetuar rinine e tyre !Uroj te shpetojne gjyshet te pakten nga Covidi./ Marrë nga Facebook-u i autorit.