Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi çmimin “Nobel” Hashimit
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo projekti për korrigjimin e Kosovës dhe që brenda këtij viti do të arrihet marrëveshja që Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.
Ky pozicion amerikan ka nxjerr totalisht blof kauzën e Vetëvendosjes dhe alibinë e Albin Kurtit se mund të kishte një komplot për ndarjen e Kosovës.
Albin Kurti humbi kauzën
Albin Kurti humbi pozitën e kryeministrit
Albin Kurti humbi mbështetjen amerikane
Albin Kurti humbi besimin mbi të “vërtetat”
Albin Kurti humbi elektoratin proamerikan
Albin Kurti humbi mundësinë për të qenë hero
Javën tjetër dy kundërshtarët e tij Hoti dhe Thaçi do të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë ku me një axhendë proshqiptare do të hartohet një projekt për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj.
Projekti amerikan do të jetë i avancuar dhe pritet që në mandatin e dytë të presidentit Trump të realizohet:
- S’ka prekje të territorit të Kosovës.
- S’ka asociacion të komunave serbe me status të veçantë.
- Kosova merr njohje nga Serbia.
- Kosova merr ulësen në OKB pas tre vjetëve.
- Kosova merr liberalizimin e vizave.
- Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-së brenda 12 muajve pas nënshkrimit të marrëveshjes finale.
- Trepçën e merr në menaxhim një kompani amerikano-britanike
Të gjitha do të kenë një finale:
Bashkimin Shqipëri-Kosovë i cili do të ndodhë brenda 4 vitesh.
Ëndrra e Albin Kurtit do të realizohet ,por ai s’do të jetë dot aty.
Egoizmi i tij e largoi nga dita historike duke bërë pa dashje kundërshtarët e tij heronj.
Marrëveshjen historike të njohjes së Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë do e realizojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Koha ecën më shpejt se inatet e Albinit.
Albini luftoi 14 vjet dhe e lëshoi për 14 minuta, duke lënë edhe aktivistët e Vetëvendosjes rrugëve papunë.
Ata thjesht do të shohin nga ekrani i TV, si Hashimi do të marrë çmimin Nobël nga “Albini”, sepse këtij të fundit i mori koka erë dhe ia mbylli telefonin Shtëpisë së Bardhë, në ditët kur po shkruhet fati i shqiptarëve në Ballkan.
Harroi që pa Amerikën dhe UÇK-në, sot Kosova do të ishte akoma një komunë e Serbisë!
Fatkeqësisht gabimet në politikë, paguhen shtrenjtë.
Çmimi i gabimeve këtë radhë, do të jetë: “Shpallja heronj e kundërshtarëve të tij politikë”
Një gabim trashanik i Albinit, i dhuroi “çmimin Nobel” Hashimit./Marrë nga Facebook-u i autorit