Më lehtë Pazar me serbët dhe hajdutët, se sa me shqiptarët
Dritare.net
Nga Mero Baze
Vjosa Osmani do të jetë presidentja e re e Kosovës, pasi gjunjëzoi koalicionin e Albin Kurtit të bënte pazare me një deputet të listës serbe, dhe ti garantonte atij një vend në qeveri për një ish zëvendësministër të dënuar për korrupsion.
Vendimi për të negociuar me një deputetë të listës serbe, erdhi pasi tre deputetë të LDK refuzonin të votonin në seancën për Osmanin, dukë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të ulej në negociata me opozitën për postin e Presidentit.
Albin Kurti i cili shantazhonte se do të çonte vendin në zgjedhje dhe nuk do ulej me opozitën, në fakt, nuk shkoi në zgjedhje, por u ul e negocioni me listën serbe për të punësuar një hajdut në qeveri.
Me këtë rast ai i theu dy parime mbi të cilën kishte ngritur kauzën e tij morale. E para që nuk do kishte një president që do varej nga lista serbe dhe e dyta nuk do gjunjëzohej para korrupsionit.
Ai në fakt u gjunjëzua para të dyjave për karrigen e tij në pushtet dhe nuk guxoi të shkonte në zgjedhje ashtu si shantazhonte. Ai thjeshtë bëri Pazar për një të korruptuar me listën serbe duke siguruar dy deputete dhe bleu një deputete nga Partia e Haradinaj, dhe nje nga partia e Hashim Thacit gjëra që nuk i ka bërë asnjë president më parë. LDK ka qëndruar për ti borë kuorumin Hashim Thaçit se kanë qenë në një koalicion qeveritar, pas një marrëveshje politike, dhe jo pas pazareve të pista si këto të Albin Kurtit.
Nuk kishte dyshim që Albin Kurti kryeministër do ishte një njeri tjetër nga Albin Kurti opozitar. Ai opozitari shiste shtëpinë gjoja për luftën, ky tjetri shet luftën për një shtëpi 400 metra. Ai i opozitës donte një shtet të mos varej nga lista serbe, ky i pushtetit i var në qafë listës serbe Presidentin e Kosovës, vetëm të mos ndaj pushtet me shqiptarët e tjerë. AI i opozitës betohej se korrupsioni i bën tradhtarë liderët e vendit ky i pushtetit e nis punën duke emëruar hajdutë të dënuar për korrupsion në qeveri.
Pra ky ende pa nisur i ka realizuar gjithë përfytyrimet që kanë shqiptarët në Kosovë për liderin e keq që mund të udhëheq Kosovën sic i vizatonte Albin Kurti kundërshtarët e tij.
Tani së paku nuk do dëgjojmë më dëngla moraliste të patriotit Kurti që nuk varet nga lista serbe, që nuk emëron të korruptuar dhe do të jemi të qetë se përveç shtëpisë 400 mije euro në botën skandinave ka dhe një 400 metra në Prishtinë dhe nuk i humbasin librat. Votat po. Ato mund ti humbasin më shpejt se çfarë ka menduar./Gazetatema