Diferenca me të shkuarën në takimin Blinken-Rama!
Dritare.net
Nga Mero Baze
Mënyra se si Edi Rama ka menazhuar një nga vendimet më të rëndësishme të SHBA kundër politikanit më dominues të tranzicionit shqiptar Sali Berisha, vlen të kuptohet përse ai është politikani i ndryshimit në raport me politikën e së shkuarës në Shqipëri.
Ai ka shmangur komentet personale rreth këtij akti, dhe nuk ka mbivendosur asnjëherë qëndrimet e tij politike me vendimin e SHBA, për ta amplifikuar atë për nevoja politike.
Duke e lënë fushën të zbrazët, dhe duke e lënë Sali Berishën dhe të vetët në vetminë e tyre ai në të vërtet e ka bërë më të dukshme, më dramatike, më vajtuese, biles dhe më poshtëruese gjendjen e Sali Berishës. Ai u ka lënë kohë dhe mundësi shqiptareve të shikojnë përpëlitjet e Sali Berishës trukun me gjyqin në Parisë, mburrjen se do ta mbroj dinjitetin e tij përballë SHBA, dhe sidomos përpjekjen e tij, për ta bërë normale betejën antiamerikane në politikën shqiptare duke premtuar rikthimin në krye të PD-së.
E njëjta sjellje është dhe ndaj Ilir Metës. Ai mblodhi Kuvendin dhe votoi shkarkimin e tij për shkak të sjelljeve turpëruese të presidentit në emër të shtetit shqiptar, por po ashtu nuk është përpjekur në asnjë moment të përdor mosdurimin e hapur që Uashingtoni ka për qëndrimin e tij end enë zyrën e presidentit. Kjo u pa qartë në ditën e shkarkimit, kur askush nga Perëndimi nuk i doli zot Presidentit, ndërkohë që nga “think tank” e njohur amerikanë, që kanë qenë afër opozitës i cili ishte javën që shkoi në Tiranë, refuzoi dhe dekoratën “Urdhër i Skënderbeut” që Ilir Meta i ofroi.
Mendoni për një moment sikur Sali Berisha të ishte kryeministër i Shqipërisë, dhe kundërshtari I tij politik, ta zëmë Fatos Nano apo Edi Rama, do të ishte futur në Listën e Zezë të SHBA me atë përmbajtje që ka hyrë tashmë familjarisht Sali Berisha, si minus i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe përfitues i pasurive të paligjshme duke përdorur pushtetin.
Prej atij momenti deri më tani, ne do të kishim në skenë vetëm Sali Berishën duke denigruar kundërshtuarin dhe duke dal u përpjekur të përdor vendimin e SHBA si projekt të tij politik. Ilir Meta po ashtu.
Mendoje pak që pas gjithë kësaj furtune ndaj një kundërshtari, ata të kishin mundësi të takoheshin me Sekretarin e Shtetit në një takim zyrtar dhe të mos flisnin fare për atë që kishte ndodhur.
Sot kjo ka ndodhur në takimin Rama Blinken. Ata janë takuar zyrtarisht pas gjithë kësaj furtune dhe asnjë palë, nuk e ka zënë fare në gojë atë që ka ndodhur me Sali Berishën. Janë sjell si me një copë pleh që e kanë hedhur në kosh dhe që nuk kanë punë më me të.
Do të mjaftonte kaq për të kuptuar, se Edi Rama nuk çmohet aq shumë se po udhëheq një qeverisje të mirë, apo pa probleme, por se po udhëheq një politikë që po e ndan vendin nga një e shkuar primitive. Dhe për këtë ka plot merita vet. Por kundërshtarët edhe më shumë./TemA