Nga Stephen Collinson dhe Caitlin Hu
Vuajtja për qytetarët e Afganistanit dhe Haitit duket se nuk ka fund.Të dy kombet, dëshpërimisht të varfër dhe të goditur nga dhuna, panë një dritë të shkurtër shprese në dekadat e fundit, atë të paqes dhe rindërtimit.
Por agonia e secilit u thellua këtë fundjavë. Afganistani është përsëri kryesisht nën dorën e talebanëve, pasi mbrojtja 20-vjeçare duket se ka përfunduar. Dhe Haiti, i goditur nga një tërmet tjetër vrastar dhe ende i tronditur nga vrasja e presidentit të tij, duket se nuk është më në gjendje ta mbrojë veten.
Për çfarë bëhet e gjithë kjo luftë?
Talebanët janë kthyer në Kabul. Afganët po kalojnë edhe një herë në një epokë të re të errët të shtypjes dhe persekutimit të grave.
Pasoja e menjëhershme e sulmeve luftarake në të gjithë Afganistanin është një katastrofë politike për presidentin Joe Biden i cili urdhëroi të gjithë trupat amerikane të dilnin, por nuk arriti të krijonte një tërheqje të rregullt.
Pesimistët kanë paralajmëruar për një tërheqje të helikopterit të stilit Saigon nga ambasada amerikane. Por shumica me të vërtetë nuk menduan se mund të ndodhte. Deri të dielën.
Tani duket pothuajse e pamundur që SHBA -ja të ketë sukses në nxjerrjen e të gjithë afganëve që vepruan si përkthyes dhe dhe në role të tjera mbështetëse për forcat e saj, mbi 20 vjet, të cilët përballen me një fat të tmerrshëm nëse lihen pas. Largimi i ish -presidentit Ashraf Ghani dhe shkrirja e forcave afgane të stërvitura me miliarda dollarë, pa luftë , më në fund ekspozuan mitet që Uashingtoni i kishte lejuar të besonin për suksesin e garantuar.
Për ironi të fatit, ato dështime shërbyen për të dëshmuar arsyetimin e Biden për largimin, se asnjë sasi gjaku dhe dollari amerikan nuk mund ta bënte Afganistanin një komb funksional dhe të unifikuar, të paktën atë të ëndërruar nga politika e jashtme amerikane. Ashtu si Iraku dhe Libia, Afganistani ka zbuluar se në epokën moderne, zelli i Amerikës për të hyrë në luftëra tejkalohet vetëm nga nxitimi i saj për të dalë prej tyre, pavarësisht nga rrëmuja që mbetet pas.
Reputacioni global i Amerikës ndërkohë është duke u copëtuar. Presidenti që sapo vizitoi Evropën duke premtuar se "Amerika është kthyer" pas helmit të viteve të Trump-it po kryeson në një humbje poshtëruese. Dhe zotimet e Biden për të luftuar për demokracinë globale tani mbërthehen nga braktisja e tij nga një qeveri demokratike e mbështetur nga SHBA në Kabul.
Nuk është i gjithë faji i Biden-it. Katër administrata amerikane provuan luftë të fshehtë, bombardime, sulme, ndërtim kombi, shtim të trupave, kundër-kryengritje dhe tërheqje trupash sipas orareve arbitrare të Uashingtonit. Gjithçka çoi në atë që po jetojmë sot.
Pyetjes "Për çfarë ishte e gjithë kjo" i përgjigjet më së miri një tjetër: A do të përfundonin ndonjëherë ndërhyrjet amerikane në një mënyrë tjetër?/Përshtati në shqip-Manjola Markola-dritare.net