Olen Çezari flet për fëmijërinë e tij: Asnjë fëmije nuk ia dëshiroj!
E Premte 19 Prill 2019, 11:11
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Çezari ka rrëfyer sesi që 3 vjeç i ka rënë violinës, dhe ndërkohë që ai rritje vështirësitë shtoheshin çdo ditë e më shumë.
“Unë kisha një jetë ushtarake në atë periudhë, nuk ia këshilloj asnjë kalamani atë lloj jete. Zgjohesha shumë herët në mëngjes dhe dilja, bëja gjysmë ore vrap dhe pastaj bëja një orë – një orë e gjysmë violinë e më pas shkoja në shkollë”, tha Çezari.
Çezari, bashkë me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”., do të performojë në Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 prill./E.B-dritare.net