OKB: Gratë shkencëtare mund të zgjidhin problemet më të mëdha në botë
Dritare.net
OKB, ka publikuar disa të dhëna nga UNESCO që sipas të cilave 90% e vendeve të ardhshme të punës do të kërkojnë ndonjë formë të aftësisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfshirë aftësi të analizës së të dhënave, zhvillimin e një softueri, si dhe vizualizimin e të dhënave.
Por, përsëri gratë dhe vajzat janë jashtëzakonisht të papërfaqësuara në shkencë, pasi të dhënat tregojnë se më pak se një e treta e femrave gjatë arsimimit të lartë përzgjedhin lëndët shkollore STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë).
OKB-ja bën të ditur se nën 3 për qind e femrave zgjedhin lëndët e informatikës dhe teknologjisë së komunikimit (TIK).
OKB thotë se vetëm 22 për qind e profesionistëve të inteligjencës artificiale në nivel botëror janë femra./ I.M-Dritare.net