Oferta e Ramës për ish aleatët: Bëni fushatë për PS dhe faturën silleni te ne!

Ilustruese

Edi Rama mblodhi kryetarët e partive aleate që kanë mbetur me PS, sot paradite. Pavarësisht se nuk janë në zgjedhje, ata do të jenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. I kapur nga paniku 1 muaj para 25 qershorit, Edi Rama ka takuar të gjithë “të vegjëlit” dhe u ka thënë të dalin në fushatë dhe t’i bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të votojnë Partinë Socialiste. “Na duhet patjetër të bëjmë vetëm 71 mandate”, mësohet se u ka thënë Rama ish-aleatëve të tij.

“Më kanë premtuar që do përfaqësohemi me 2-3 drejtorë në rrethe”, ka thënë një prej pjesëmarrësve në takimin me Edi Ramën.

Më tej, gjatë këtij takimi, kreu i PS-së u ka thënë krerëve të partive të vogla se e gjithë fatura e fushatës së tyre elektorale duhet të dorëzohet në selinë e PS. Sipas tij, asnjë shpenzim nuk do të bëhet nga të vegjëlit, por gjithçka do të paguhet nga PS-ja.

LEXO DHE :  Stresi: Femra shqiptare është për të ardhur gjynah

Në vitin 2013, ASHE ishte një koalicion i madh që konkurroi me 40 parti por gjatë legjislaturës ai firoi. PS-ja nuk e mbajti fjalën ndaj shumë të vegjëlve për t’i përfaqësuar ata në pushtet. “Po morët mbi 10 mijë vota shoqëruar me një deputet në Kuvend, merrni një ministër” ishte pakti i 2013, por që nuk u zbatua pas fitores në zgjedhje. Ndërkohë, pakti parashikonte që partitë që merrnin 5 deri në 10 mijë vota, do të përfaqësoheshin në nivel drejtori drejtorie dhe zv/ministri, por as ky premtim nuk u mbajt për aleatët.

Gjatë takimit të sotëm, Edi Rama u ka kërkuar ndjesë fillimisht të vegjëlve dhe u ka thënë se nuk ka patur mundësi për arsye teknike dhe mungesë eksperience të zbatojë marrëveshjen me ta.

Në takim mungonin Spartak Ngjela, Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi, të cilët nisur nga zhgënjimin 4-vjeçar, zgjodhën të mos i besojnë më kreut të PS./ GSh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.