
Odeta Nishani jep mesazhin e fundit si Zonjë e Parë
E Hënë 24 Korrik 2017, 13:01
Dritare.net

Mesazhi i Odeta Nishanit
Të dashur miqtë e mi, Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë.
Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta

















