OBSH: Më shumë raste të reja me koronavirus jashtë Kinës, s'kemi të bëjmë me pandemi!
E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 15:03
Dritare.net
Numri i rasteve të reja të prekura me koronavirus për herë të parë tejkaloi numrin e rasteve të raportuara në Pekin, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para diplomatëve në Gjenevë të Zvicrës.
Të martën u regjistruan 411 raste të reja në Kinë, ndërsa jashtë vendit 427, informon dritare.net
Qeveritë në të gjithë botën po përpiqen të parandalojnë përhapjen e Covid-19 pas një shpërthimi të madh në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut.
"Ndërsa rritja e numrit të rasteve në ato vende është shqetësuese, virusi ende mund të kontrollohet, por nuk kemi të bëjmë me pandemi.",- tha shefi i OBSH-së./K.C/dritare.net