OBSH: Koronavirusi shumë herë më kërcënues sesa terrorizmi. Mund të shkaktojë 45 milionë viktima
E Mërkurë 12 Shkurt 2020, 09:09
Dritare.net
Duke i kërkuar botës të "zgjohet" dhe të marrë më shumë masa për parandalim dhe përhapje, Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka dhënë një emër të ri për sëmundjen që ka prekur më shumë se 44.600 njerëz.
Koronavirusi do të njihet zyrtarisht si COVID-19 (CO-korona, VI-virusi, D-sëmundja dhe 19-viti i shfaqjes.)
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë kanë thënë se shpresojnë që në prill kjo do të marrë fund, por OBSH është shumë më pak optimiste. Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se vaksina e parë për COVID-19 ishte 18 muaj larg. Ekspertët e shëndetësisë janë shprehur se koronavirusi mund të shkaktojë rreth 45 milionë viktima./E.B-dritare.net