Obama në Hiroshima: Vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi

Presidenti i ShBA-së, Barack Obama, është bërë Presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Hiroshiman që nga sulmi bërthamor në këtë vend gjatë luftës së dytë botërore.

BBC shkruan se Obama ka thënë se kujtimet e 6 gushtit të vitit 1945 nuk duhet të veniten kurrë.

Dosido, Obama nuk ka kërkuar falje për sulmin bërthamor të ShBA-së, që ishte i pari dhe i vetmi i tillë në botë.

LEXO DHE :  Vildane Zeneli: Pishman që kam bërë buzët operacion plastik

Obama tha: “Vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi.”

Ai shtoi se bombardimi bërthamor kishte treguar “njerëzimi posedoi mjetet për ta shkatërruar veten”.

Obama foli me një numër të mbijetuarve si dhe i bëri thirrje kombeve ta ndjekin një botë pa armë bërthamore.

ta paktën 140 mijë njerëz u vranë në Hiroshima, ndërsa katër ditë më vonë 74 të tjerë u vranë në Nagasaki nga bombat atomike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.