Obama: Amerika po kalon kohë të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme
Dritare.net
Ish-Presidenti Obama tha se amerikanët duhet të jenë të hapur ndaj mendimeve të ndryshme të njëri-tjetrit, por kjo nuk nënkupton braktisjen e parimeve tona apo "mbajtjen e një versioni të rremë të civilizimit".
Obama është shprehur, se një editorial anonim i shkruar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, tregon se po jetojmë në një kohë të rrezikshme dhe të jashtëzakonshme.
Obama është shprehur se Trump është “simptoma jo shkaku u ndarjes dhe polarizimit të SHBA”
Obama po shfaqet gjithmonë e më shumë në publik, ndërsa pritet të nisë fushatën për kongres në mbështetje të kandidatëve demokratë.
Ish-Presidenti ka kritukuar ashpër edhe shifrat që administrata Trump i konsideron sukses.
"Kur dëgjon për këtë mrekulli ekonomike që po ndodh, kur dalin numrat e punës, dhe papritmas republikanët thonë se është një mrekulli, unë duhet t'i kujtoj ata, në të vërtetë, ato numra janë të njëjtë gjë si ato në vitin 2015 dhe 2016. "-tha Obama./ I.M-Dritare.net