O kapiten, kapiteni im, pse nuk erdhe të hash mëngjes me ne, mesazhi prekës i futbollistit për Astorin

Riccardo Saponara, futbollisti i Fiorentinës, humbi dje shokun e ngushtë Davide Astorin pasi ky i fundit u gjet i vdekur në dhomën e hotelit. Largimi nga kjo botë e kapitenit të Fiorentinës në moshën 31-vjeçare ka prekur pothuajse të gjithë futbolldashësit, por miqtë e tij dhe familjarët janë padiskutim ata që po e vuajnë më shumë.

“Largohu nga ajo dhomë e mallkuar, ne të presim.”- Citohet në mesazhin e gjatë që Saponara ka shkruar në rrjetet sociale për shokun e tij. Më posshtë një pjesë e asaj që Saponara ka shkruar për Astorin.

O kapiten, kapiteni im, pse nuk erdhe të hash mëngjes me të gjithë ne?

Pse nuk shkove të marrësh këpucët te dhoma e Marco-s (portierit) dhe përse nuk erdhët si zakonisht për të pirë lëngun e portokallit?

LEXO DHE :  Historike/ India niset me sukses për në Hënë

Tani do na thonë se jeta vazhdon, që ne duhet të shohim përpara dhe të ngrihemi përsëri, por çfarë shije do të ketë pa ty?

Kush do të vijë çdo mëngjes në kafene për ngrohur ambientin me buzëqeshjen e tij?

Kush do të bëhet kurioz për të pyetur se çfarë bëmë një natë më parë dhe të qeshim me këtë? Kush do t’i qortojë të rinjtë dhe kush do të marrë përgjegjësitë e lojtarit me eksperiencë?

Kush do të formojë rrethin për të luajtur me ‘dy takime’ dhe kush do t’a çmendë Marco-n gjatë ndeshjes?

Me kë do të debatojmë për episodet e Masterchef, restorantin e Floretines-s, serialet televizive apo ndeshjet e kontestuara?”/ d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.