Nutella fiton betejën kundër Delhaize: Ndalo fushatën e vajit të palmës
Dritare.net
Ferrore akuzoi edhe fushatën e shoqërisë belge për “mashtrim, pavërtetësi dhe denigrim” kundër Nutellës. Dhoma e nëntë e Gjykatës së Bruksesit të Apelit urdhëroi grupin Delhaize që të ndërpresë fushatën e çokollatës “pa vajin e palës”, duke e dënuar me një gjobë 25 mijë euro për shkelje ( ose çfarëdo mjeti të përdorur për të përhapur fushatën, nëpërmjet ëebit), me një saksion të përgjithshëm të 1 milionë eurove.
Gjykata ka kthyer vendimin e marrë nga gjykatësit e shkallës së parë në vitin 2015, që i jepte të drejtë Delhaize. Sipas Ferreros deklaratat rreth shëndetit të fushatës së Delhaize kishin si objektiv denigrimin e Nutellës, e cila në fakt përmban vaj palme, i mbrojtur gjithmonë nga grupi Alba, pavarësisht kontraditave mjekësore.
Në vendimin e marrë nga gjykata rreth 70 faqësh, Gjykata afermon se Delhaize ka bërë deklarata të paligjshme krahasuese, jo të verifikuara, për këtë arsye edhe joobjektive.
Sipas gjyqtarëve, Delhaize ka bërë të besohej se çokollata e tyre ishte më e mirë për shëndetin sepse nuk kishte vaj palme, duke ndryshuar sjelljen e konsumatorit./dritare.net