Nusja e akuzoi për përdhunim, rrëfehet vjehrri: Ja si qëndron e vërteta!
Dritare.net
Veç keqtrajtimit ajo ka hedhur akuza të forta ndaj jush personalisht, duke thënë se e keni ngacmuar seksualisht. Jeni në dijeni për këtë deklarim të sajën?
Kjo është shpikje e saj, siç ju thashë vetëm për t’u justifikuar. Nuk e kam parë kurrë me atë sy. As nuk më ka shkuar kurrë mendja tek ato që thotë ajo. E kam parë si vajzën time. Këto janë shpifje të saj, meqenëse kishte një lidhje jashtëmartesore.
A keni komunikuar me krushqit pas ngjarjes?
Vetëm atë ditë që u arrestua nusja. I kam telefonuar vetë të atit të saj, i kam thënë se vajzën e kishte në Polici. Se e kishte arrestuar policia. Më pas ai ka ardhur këtu me sa kam dijeni unë, por nuk kam folur me të.
Ka ardhur në shtëpinë tuaj?
Jo në shtëpi, ka ardhur në Durrës që të interesohej për vajzën. As më ka marrë dhe as nuk e kam marrë më.
Po me djalin që keni në Greqi keni folur?
Po, kam folur. I kam treguar larg e larg se çfarë ka ndodhur, por jo t’ia them të gjithë historinë. Ai do të vijë vetë sa t’i rregullojë punët atje. Nuk kam dashur që ta shqetësoj më shumë. Nëse Gjykata e liron nusen e djalit, po vendimi juaj cili do të jetë? Unë kërkojë që ajo të dënohet se do të na helmonte të gjithëve. Por nëse lirohet, ajo duhet të shkojë te prindërit e saj, nuk ka më punë në shtëpinë tonë.