Nuk keni kohë për palestër/ Ja 6 ushtime që mund t'i bëni edhe në shtëpi
Dritare.net
Ne të dritare.net ju krijuam disa metoda stërvitje, që mund ti bëni në shtëpi, pa harxhuar shumë kohë duke dalë nga shtëpia.
Kryeni këto ushtrime duke përdorur intervalet ON dhe OFF: ON për 20 sekonda dhe OFF për 10 sekonda. Përsëriteni çdo stërvitje 8 herë. Pastaj bëni një pushim një minutësh. Pas pushimit, filloni sërish.
5 kërcime dhe 1 ulje
Me duart lart hidhuni duke qëndruar drejt. Ngrini krahët mbi kokë dhe kërceni shumë me këmbë. Përsëriteni 5 herë.
Tani pas kërcimit merruni me uljet. Mbështesni pëllëmbët dhe gjunjët në tokë, deh veproni duke parë këtë foto.
4 ngjitje si në mal dhe 2 ulje
Tani do mësoni si të jeni edhe alpinist. Poziciononi duart dhe këmbët si në figurë dhe tërhiqni vetëm njërin gju deri tek barku. Përsëriteni edhe me gjurin tjetër. Këto veprime përsëriteni 4 herë.
Ushtime me karrige
Është shumë e lehtë të merrni një karrige. Ushtroni peshën tuaj në këmbën që e vendosët te karrigia dhe pastaj ngrijeni lart, dhe kështu vazhdoni pak a shumë sikur po ecni me biçikletë. Bëjeni 8 herë që të shikoni rezultat.
Ushtrime me duart
Shtrini me gishtërinjtë në tokë dhe mbështetni trupin duke u mbajtur me duart. Mbani bërrylat pranë trupit tuaj, dhe pastaj krijoni këndin 90 gradë. Ngrini trupin duke u larguar nga toka. Përsëriteni këtë ushtrim 8 herë.
Ushtrim për kyçin e këmbës
Për këtë ushtrim duhet një top. Për të filluar, vendosni gishtat e këmbës mbi topin, kërceni dhe alternoni njëra tjetrën duke përsëritur këtë veprim. Do shikoni që keni për të pasur rezultat, madje edhe do kënaqeni, ndërohë që edhe sërviteni./A.C/dritare.net