Nuk është në Turqi hoteli  ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️, që po të pret këtë verë

Hotel “Splendid” është një resort me 5 yje, po yje të vërteta ama.

Nuk ke çfarë t’i shash, apo pëlqesh më pak.

Ja, çfarë të thuash për këtë lobby-in, ku të presin vetëm me buzëqeshje.

Të marrin valixhet dhe të çojnë në një dhomë, me det, diell, vaskë brenda dhe një mirëseardhje të ëmbël çokollatash

 

Mund edhe të rrish në dhomë gjithë ditën, nëse je i sapomartuar, por nëse je kohë pas martese, thonë që kazino e Splendid sjell fat në para, për kë i mungon në martesë. Puna juaj ku e doni fatin.

Dhe zonja, poqese burri harron të zbresë nga kazinoja, çfarë fiton ai atje, je e lejuar t’i harxhosh ti në SPA.

Se nuk është SPA e zakonshme, ja do e provosh vetë e do na shkruash.

Pastaj është pishina, për ke nuk preferon detin. Mbase ngaqë tani në prill pishina është me e ngrohtë.

 

Ndërsa deti ju pret në qershor. Tani në prill shijojini koncertet dhe sidomos koktejet buzë pishinës, ndërsa juve nuk do ju dilet nga pishina më e bukur e Budvës.

LEXO DHE :  Policia ndalon 12 shoferë të gurores së Poliçanit

Ou, nuk ju thamë që hotel Splendid është në Budva?

Kujtuat se po flisnim për Turqinë?

Po kush shkon më në Turqi, kur e di se vetëm 160 km larg nga Tirana është hoteli i luksit dhe përsosmërisë.

Tani që Splendid ka nxjerrë paketat ‘Full-Board’, nuk ka arsye të harxhosh kohë e rrugë deri në Turqi, ku do ngujohesh në resort, ndërsa Splendid, ka shumë ide si të ta zbukurojë qëndrimin, jo vetëm në Budva, por edhe Sveti, Kotorr e përreth.

 

 

Për çmimet doje të pyesje? Epo klikoni te faqja, ose në Facebook-un “Hotel Splendid”, se nuk do t’i tregojmë ne të gjitha.

Ne vetëm të themi që pushimi në “Splendid” është një festë, si në këtë pikturë fëmijësh. Dhe fëmijët nuk gënjejnë kurrë./ dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.