Nuk është më pjesë e PS, Saimir Tahiri: Ne kemi gabuar

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe pse nuk është më pjesë e Partisë Socialiste nuk ka harruar 28-vjetorin e krijimit të saj.

Tahiri në urimin e tij në Facebook shkruan për disa njerëz të thjeshtë që sipas tij nuk kanë gabuar kurrë, ndërsa ai dhe të tjerët po.

Shkrimi i plotë i Saimir Tahirit

“E njeh Norën, po ke shkelur të paktën një herë në pragun e PS! Të përshëndet e përqafon me dashuri, siç ka bere me mua çdo herë, që shumë vjet më parë.  Socialiste e thjeshtë nga ato që opozite a pushtet qofshin të tjerët, nuk i bën asnjë dallim.

LEXO DHE :  Rama i përgjigjet Metës për vizat: Ja për çfarë duhet të shqetësohet Presidenti!

Si Nora, është Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjerë, e shume të tjerë që kanë qenë e janë të zotët e shtëpisë në selinë e PS, në çdo ditë e date! Bashkë me mijëra njerëz të tjerë që të PS kanë parë forcën e shpirtit për të ardhmen e fëmijëve. Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!

Gëzuar për ju, e për gjithë njerëzit që duan Shqipërinë”, shkruan Tahiri./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.