Nuk do të quhet “Arena Kombëtare”, FSHF nxjerr në shitje emrin e stadiumit të ri

Ndërsa punimet në stadiumin i cili pritej të quhej “Arena Kombëtare” janë drejt fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për të gjetur sponsorin për të. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se kompania duhet të ketë një xhiro të paktën 10 milionë euro në vit. Ndërkohë, shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vjetësh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit, në total 3 milionë euro.

 “Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të përmbushë kriteret bazë që janë:

-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gjykata e Prishtinës jep dënimin e çuditshëm, 11 vite burg për vjedhjen e një çamçakëzi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.