Noizy, një humanist i vërtetë, do ndërtojë të gjithë shtëpinë e familjes së varfër
E Enjte 9 Nëntor 2017, 13:01
Dritare.net
Pasi ka ndjekur rastin e një familjeje të varfër në fshatin Thanasaj të Lushnjes, që emisioni “Opinion” paraqiti mbrëmjen e djeshme, Noizy është ofruar të ndërtojë ai të gjithë shtëpinë: “Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtoj unë shtëpinë, të gjithën”, thuhej në mesazhin e Noizyt.
Meqenëse ndihmat për familjen Bicaku në Lushnje ishin plotësar nga ndihma e shumë njerëzve, Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka sugjeruar që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër, pasi të tilla ka shumë në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që Noizy ka ndihmuar familje në nevojë, duke u ndërtuar shtëpi dhe ofruar shuma monetare për të kapërcyer varfërinë ekstreme./d.r-dritare.net