Noizy e quajti gay, Olti Curri: Më duket se po ma lyp
Dritare.net
Pas këtij statusi të Olti Currit, ka reaguar Noizy i cili e quajti gay.
“Olti Curri ? rob I dështum nga jeta ? s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ ? peace and love bro ? të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!”, shkruan Noizy në profilin e tij në “Instagram”, ku ka ripublikuar foton që kishte zgjedhur Curri.
Sherri në distancë ka vijuar, ku Olti e ka replikuar duke i thënë: “Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”./E.B-dritare.net