Noizy sulmon Ardit Gjebrenë, por pendohet: Më ranë nervat se hëngra bukë
Dritare.net
"FAKE ? besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket qe je artist I vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. ?? KING ZINJO".
Por në instagramin e Noizyt, nuk ekziston më ai postim. Për ata që janë kuriozë se përse nuk është më gjithë ai status që bëri gjithë këtë zhurmë, Noizy shkruan i qetë:
“Më ranë nervat se hëngra bukë”.
Epo siç thotë populli në këto raste, shumë zhurmë për asgjë./L.F-dritare.net