Magazina.al ju njeh me familjet e tre kandidatëve për kryeministër.
Familja Haradinaj
Është një nga familjet më të njohura, për shkak se Ramush Haradinaj kishte provuar edhe më parë pozitën e kryeministrit por edhe për shkak të proceseve në të cilat ka kaluar lideri i AAK-së, shkruan Magazina.al.
Bashkëshortja e Haradinajt është e njohur për të gjithë pasi Anita Muçajn shpesh e shohim në ekranet televizive duke moderuar lajmet në RTK.
Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve.
Familja Hoti
Deri vonë nuk e kishim njohur familjen e ministrit të Financave dhe tani kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, edhe pse Hoti kishte një faqe në Facebook, ai zakonisht postonte vetëm aktivitetet e tij profesionale.
Por së fundmi Hoti na ka njohur me bashkëshorten e tij Serveten dhe dy djemtë e tyre, shkruan Magazina.al.
Familja Kurti
Në përjashtim me Haradinajn e Hotin, Albin Kurti e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut familjen e tij, ndoshta kjo për faktin që bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë jashtë Kosovës. Për më tepër Kurti nuk ka qenë i pranishëm as në rrjetet sociale, vetëm këto ditë i është bashkuar me një faqe në Facebook, shkruan Magazina.al.