Njihuni me 8-vjeçaren meksikane që ka inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni

Adhara Pérez 8-vjeçarja nga Argjentina, po mahnitë botën.

Ky fëmijë është një gjeni pasi ajo ka njohurinë e një njeriu të përparuar intelektual.

Testi i inteligjencës, së vogëlushes është llogaritur se është 162, që do të thotë dy pikë më shumë sesa Albert Einstein dhe Stephen Hawking, të cilët e kishin respektivisht 160, shkruan dritare.net

Pérez dhe familja e saj mësuan për inteligjencën, falë një psikiatri që pa shenja të talenteve dhe i inkurajoi ata të shkonin në Qendrën për Vëmendje ndaj Talentit (CEDAT në Spanjisht), ku ata kryen një test IQ dhe konfirmuan atë.

LEXO DHE :  Rama: Banorët e prekur nga tërmeti, do të hyjnë në shtëpitë e reja brenda 2020-ës

Tani, Pérez po studion në shkolla të nivelit të kolegjit. Në mënyrë të veçantë, ajo është duke ndërmarrë mësime online në Inxhinierinë Industriale në Matematikë në UNITEC dhe Inxhinieri Sistemesh nga CNCI, shkruan dritare.net

Sipas Yahoo, Pérez u diagnostikua me Sindromën Asperger në moshën 3 vjeçare. Ajo dyshohet se u përball me ngacmimin dhe diskriminimin në shkollë për shkak të gjendjes së saj. Ajo e  prek historinë e saj në librin e parë që ka shkruar “No Te Rindas.”

Tani, Pérez është në listën e Forbes  tek 100 gratë më të fuqishme në Meksikë. / I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.