Njihuni me 10 gratë e famshme, që janë lezbike
Dritare.net
Këta ikona të famshme, nuk janë vetëm të bukur dhe të talentuar, por janë shumë guximtare të shprehin haptazi prirjet e tyre seksuale, pa marrë parasysh se si do mendojnë të tjerët. Madje ju pëlqen që të ndajnë dhe me të tjerët në rrjetet sociale, historitë e tyre të dashurisë.
Cara Delevingne
Cara në vitin 2014 kishte një marrëdhënie me aktoren Michelle Rodriguez. Në vitin 2016 ajo bëri zyrtare lidhjen me këngëtaren St. Vincent, por fatkeqësisht marrëdhënies së tyre i erdhi fundi shumë shpejt.
Montserrat Oliver
Monserrat është padyshim një nga moderatoret më të bukura të televizionit meksikan. Ajo shihet shumë e lumtur pranë modeles Yaya Kosikova, me të cilën ajo nisi një marrëdhënie në vitin 2015.
Kristen Stewart
Aktorja Kristen Stewart ka deklaruar se asaj i pëlqejnë gratë. Në vitin 2016 ajo ishte në një marrëdhënie me këngëtaren franceze Soko. kohë më vonë ajo u nda nga Soko dhe nisi një marrëdhënie të re me autoren Alicia Cargile. Siç duket asnjëra nuk ja paska vlejtur, Kristen tani është shumë e lumtur me Stella Maxwell.
Ellen Page
Ellen protagonistja e filmit Juno, gjatë një konference për tët drejtat e homoseksualëve, shpalli homoseksualitetin e saj. Ajo tha se motivimi i saj kryesor për ta bërë këtë, ishte të shërbejë si një shembull për të rinjtë, që nuk kanë guxim të pranojnë veten siç janë.
Ruby Rose
Ajo shfaqi homoseksualitetin e saj në moshën 12 vjeçare, dhe gjithmonë ka qenë krenare për veten. Nisi marrëdhënien e saj me Phoebe Dahl, në vitin 2015, por nuk zgjati shumë, ato u ndanë në dhjetor të atij viti. Më vonë ajo kishte një marrëdhënie me Harley Gusman, por as ajo nuk funksionoi. Tani për tani, ajo është shumë e lumtur pranë Jessica Origliass.
Cynthia Nixon
E njohur si Miranda në serialin Sex and The City, aktorja u martua me të dashurën e saj Christine Marinoni në vitin 2012, me të cilën ajo vazhdon të ruajë marrëdhënien që nga viti 2004.
Michelle Rodriguez
Në vitin 2006, Michelle deklaroi në një intervistë për revistën Cosmopolitan se ajo nuk ishte homoseksuale, por se ajo kishte eksperimentuar me të dyja gjinitë. Më vonë, në vitin 2014, ajo komentoi në një intervistë tjetër: "Ç'është e gabuar të jesh bi?
Bella Thorne
Në gusht të vitit 2016, ajo deklaroi se ishte biseksuale. Aktualisht ka një marrëdhënie me reperen Mod Sun.
Raven Symone
Në vitin 2015 ajo bëri publike marrëdhënien e saj me AzMarie Livingston. Megjithëse ato dukeshin shumë të mira së bashku, vendosën t'i japin fund lidhjes në vitin 2012.
Gigi Gorgeous
Gigi me mbi 2 milion ndjekës në You Tube, videot e para të saj, që nga viti 2008 u publikuan me emrin Fred. Më vonë ajo filloi të transformohej dhe vërtet u bë shumë e bukur, ndërkohë deklaroi se pëlqente vajzat./Përshtati nga VIX Trending. A.C/dritare.net