Një vit pas largimit nga Top Channel, zbulohet projekti i ri i Ledion Liços
E Mërkurë 10 Prill 2019, 18:06
Dritare.net
Deri para një viti, Ledioni drejtonte "The Voice Kids", ndërsa tani këtë talent show e drejton Dojna Mema.
Nga "Iconstyle.al" mësohet se, Ledioni do të hapë një televizion të ri, të cilin do ta quajë "Melody TV". Sipas 'Iconstyle.al', ky televizion do t'i kushtohet argëtimit, dhe muzikës shqiptare.
"Melody TV" pritet të ketë emisione të ndryshme, intervista etj./K.C/dritare.net