Imazhi goditës i një vajze nëntë vjeçare, duke vrapuar lakuriq pas një sulmi, gjatë luftës në Vietnam, është votuar si imazhi më i fuqishëm i lajmeve në 50 vjetët e fundit. Kjo foto e vitit 1972, e shkrepur nga fotografja Kim Phuc, u botua në të gjithë botën dhe mendohet se ka ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Vietnam, shkruan dritare.net
Në një studim të fundit, 37 për qind e votuesve e përzgjodhën si imazhin më goditës. Më 35% u votua fotoja zemërthyese e trupit të pajetë të tre vjeçarit sirian, Aylan Kurdi në një plazh në Turqi.
Imazhet e tjera të përfshira në listë janë: Nelson Mandela duke dalë nga burgu pas 27 vjetësh në vitin 1990, Buzz Aldrin në hënë, në vitin 1969, princi Charles dhe Diana duke u puthur në ditën e dasmës.
Gjithashtu është përfshirë edhe fotoja e një protestuesi, i vetëm përballë 4 tankeve në Kinë, një ditë, pasi qeveria u rrëzua nga një protestë në Sheshin Tiananmen, në 1989.
Në galerinë më poshtë, dritare.net ju sjell dhe shumë foto të tjera, të cilat lanë shenjë në histori!/K.C/dritare.net