Një tjetër zjarr përfshin Fierin, 30 forca zjarrfikëse për të shuar flakët

Në fshatin Vajkan, kodrat me ulishta janë përfshirë nga flakë të mëdha zjarri.

Zjarri është vërejtur nga banorët e zonës, këtë të shtunë, të cilët kanë lajmëruar zjarrfikëset. Menjëherë në zonën e prekur nga flakët kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse me mbi 30 forca.

Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokal që ndodhej në kodër, por më pas, flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit.

LEXO DHE :  Niveli i jodit nën normë, bllokohen 31 ton kripë

Zjarri ende nuk është shuar, ndërsa dëmi në ullishta llogaritet mbi 100 pemë të djegura.

Këtë të shtunë u përsërit e njëjta ngjarje si dy javë me parë, dhe motivet pse ra zjarr, nuk janë ende të qarta./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.