Një tjetër skandal? CIA: Rusia shantazhon Trumpin me video seksuale
E Mërkurë 11 Janar 2017, 09:09
Dritare.net
Sipas CNN dosja është një koleksion i shkresave me shkrim, gjatë një periudhe prej 5 vitesh. Mësohet se dokumenti i është dorëzuar Trump të premten e javës së kaluar, gjatë takimit që ai pati me zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur. Kurse Obama, sipas CNN e mori materialin të enjten e kaluar.
Pas akuzave ka reaguar vetë Trump, duke e quajtur lajmin përndjekje politike dhe aspak të vërtetë.