Një tjetër profesionist i fushës, dhunohet sërish, përgjatë ushtrimit të detyrës!
Dritare.net
Një mjek i përkushtuar nga një qytet i vogël verior, një tjetër profesionist i fushës, dhunohet barbarisht përgjatë ushtrimit të detyrës së tij, nga familjarët e një pacienti, brenda ambienteve të një spitali.
Ky refren përsëritet çdo ditë tashmë, ndërsa dhuna s'po do të ndalet në këtë vend, duke shënjuar viktima çdo ditë e çdo orë, për shkak të paaftësisë së institucioneve posaçërisht.
Dhunohet një mjek i cili me shumë gjasë priste të shkonte sa më parë pas pune tek fëmijët e tij, duke dashur të ish pranë bashkëshortes së tij sot në këtë ditë.
Por fati e rrethanat e mbrapshta jo veç për të në këtë vend, deshën që ky mjek i mirë, pa dëshirë e pa asnjë shkak posaçërisht, të transportohej me urgjencë për shkak të dëmtimeve të rënda e për mjekim të specializuar gjithashtu, në Spitalin e Traumës.
Të gjithë sëbashku u njohëm para pak ditëve me urdhrin e posaçëm nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me ndalimin e familjarêve brenda ambienteve spitalore.
E ndërsa gjithkujt iu duk i drejtë ky urdhër në mbrojtje të jetës së bluzave të bardha posaçërisht, shkelja e tij fill pas daljes së këtij akti, i shoi çdo iluzion gjithkujt këtu, se këto rregulla mund të funksionojnë sërish paskësaj.
Ambientet spitalore kudo ndodhen, ruhen nga degë të policive private padrejtësisht krejt, ndërkohë që garant për jetën e bluzave të bardha e jo vetëm duhet të jetë veç Policia e Shtetit.
Këta heronj të cilët luftojnë me vdekjen e jetën çdo ditë, në shërbim të qytetarëve, meritojnë gjithë nderimin e respektin e secilit prej nesh për gjithë ç'ka bëjnë çdo ditë me mendje e zemër..
Historia vijon sakaq në këtë vënd njësoj prej shumë kohësh e ndërsa autori rutinisht shpallet në kërkim, me shumë gjasë një tjetër profesionist i fushës mund të jetë nesër viktima tjetër e radhës./dritare.net