Një pjatë myzeqare, ose mos ha fare

Nga Edlira Ruzi

Sa herë nisem për Vlorë bëj një ndalesë të shkurtër, përpara se të hyj në Fier. Në vendin e quajtur Mbrostar-Ura, marr sipër kodrës deri tek Golden Crown. Mos ndaloni tek oborri, i cili padyshim është tërheqës. Do ju sugjeroja të ngjiteshit në katin e dytë dhe ta pinit kafenë, apo të hanit diçka, në ballkonin e “kurorës së artë”. Për ata që jetojnë pjesën më të madhe të vitit në qytete, ku shikimi të kufizohet nga ndërtesa betoni, s’ka gjë më të mirë për të bërë, në një ditë pushimi. Të kullosësh sytë nëpër krejt Myzeqenë, në ditë të kthjella, me diell, si kjo që më qëlloi mua, mrekullohesh me natyrën.

LEXO DHE :  Presidenti: Nuk jam politikan që fshihem pas ambasadave dhe ndërkombëtarëve

Nga e njëjta pikë, mund të shohësh fushat e Fierit, Lushnjës e Beratit, kodrat e Mallakastrës e madje edhe malin e Tomorrit. Nëse koha nuk ju premton, një kafe do të ishte koha e mjaftueshme për të marrë energji pozitive e të vazhdosh rrugën drejt jugut.

Ndërsa për ata që janë më të ngeshëm, mos u largoni pa provuar gatimet e shef Florianit, si për shembull zogjtë e fshatit, të tiganisur me gjalpë e limon, shoqëruar me perime bio, të gjitha të marra nga fshatrat aty rrotull./dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.