Një natë tensioni për Europën/ Çfarë thonë rezultatet e para!

28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbyllur mbrëmjen e së dielës votimet për parlamentin Europian.

Ajo që dihet deri më tani, është dy blloqet më të mëdha të qendrës, ajo e qendrës së djathtë, EPP dhe e qendrës së majtë S&D kanë humbur shumicën në parlamentin me 751 ulëse.

Në të gjitha shtetet kanë votuar më shumë se 200 milionë persona, dhe kjo është shifra më e lartë ndonjëherë në zgjedhjet Europiane, shkruan Dritare.net

Deri më tani, ka rënë qeveria e Greqisë pasi Tsipras që udhëheqë SYRIZAN në pushtet ka humbur thellë, dhe ka dhënë dorëheqje, që u kërkua nga Demokracia e Re në opozitë që fitoi këto zgjedhje.

Edhe ekstremistët e Le Pen në Francë kanë fituar përballë Macron.

“National Rally” i Le Penit pritet të sigurojë rreth 24-24.2 për qind të votave, ndërsa centristët e Macronit ndjekin me 22.5-23 për qind të votave.

Edhe në Gjermani partitë tradicionale kanë pësuar një humbje të thellë.

Kështu, partia antiemigracion në Gjermani “AfD” ka tejkaluar pragun prej 10 për qind të votave, socialistët kanë humbur terren, kurse “të gjelbrit” janë ngjitur në vendin e dytë pas koalicionit të qendrës së djathtë në qeverisje.

Holandë, partia e qendrës së majtë e zv.presidentit të BE-së, Frans Timmermans ka fituar shumicën e votave dhe ka rritur me dy vende përfaqësuesit e Socialistëve dhe Demokratëve në parlament, shkruan Reuters, transmeton Dritare.net.

LEXO DHE :  Përgjimet e Bild/ Ish-ministri i Financave: Rama foli me një koordinator të fushatës

Austri, kancelari Sebastian Kurz ka gjasa të forcohet në luftën e tij për të mbajtur punën e tij deri në zgjedhjet e parakohshme që priten në shtator. Një projeksion tregoi se partia e tij konservatore ishte favorite në votimin e së dielësm pavarësisht nga një skandal i kohëve të fundit që përfshinte partnerin e tij të mëparshëm të koalicionit të djathtë.

Itali, Lega e ekstremit të djathtë mësohet të jetë partia e parë në këto zgjedhje, duke tejkaluar partnerin e saj të koalicionit, “Lëvizja 5 yjet”.

Bullgari, Partia qeverisëse e qendrës së djathtë GERB e kryeministrit Bojko Borisov fitoi 30.5-32.7% të votave.

Qipro, partia në pushtet e Konservatorëve është e para me rreth 29% të votave, e ndjekur nga komunistët e opozitës me 27%, shkruan Dritare.net

Rumani, partia në pushtet e Social Demokratëve ka pësuar një humbje të thellë, duke nxjerrë të parë opozitën e tanishme. .

Portugali, Socialistët e qendrës së majtë duket se kanë fituar zgjedhjet me një shkallë më të lartë se rezultati i tyre i vitit 2014 prej 31.46%. Kjo u jep atyre shpresë në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2019./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.