Një lajm i mirë për ju që jeni gjithmonë me vonesë!
Dritare.net
- Tipi A: Agresivë, kritikë, konkurrues dhe gjithmonë në kohë
- Tipi B: Kanë tendencë të jenë gjithmonë vonë, të duruar dhe të shkujdesur.
Tipi B ka gjithmonë më shumë shanse të jetë i suksesshëm. Dritare.net jua tregon më poshtë pse!
Sepse janë më kreativë
Personalitetet e tipit B kanë një nivel më të lartë të imagjinatës. Ata nuk kanë frikë të thyejnë rregullat dhe gjithmonë kalojnë kufijtë që u janë vendosur. Këo janë dy tipare që i zotërojnë zakonisht sipërmarrësit dhe linderët, informon dritare.net.
Gjatë punës, e humbin sensin e kohës, por pavarësisht kësaj, performanca e tyre është e lartë dhe rezultatet janë të shkëlqyera.
Sepse janë optimistë
Studimet kanë zbuluar se njerëzit që vonohen mund të jenë më optimistë. Për shkak të kësaj cilësie, ata kanë më shumë tendencë për të patur sukses në jetë dhe për të mos hequr kollaj dorë.
Sepse bëjnë shumë punë njëkohësisht
Nëse shoku juaj është gjithmonë vonë, kjo nuk ka të bëjë me dembelizmin. Ka disa njerëz që përpiqen të bëjnë gjithçka, menjëherë, gjë që i bën ata më të suksesshëm. Të qenit 'multitasker' do të thotë të organizosh ditën në mënyrë të atillë që gjithçka të shkojë mirë.
Sepse janë më të qetë
Personalitetet e tipit B janë më të qetë sepse kanë nivel më të ulët të ankthit. Kjo i bën ata të rezistojnë më së miri stresin. Nëse ka diçka urgjente, ata nuk do të panikosen. Kjo cilësi është shumë e rëndësishme që punët t’ju shkojnë mirë.
Sepse ata janë perfeksionistë
Nëse tipi B i perosnalitetit ka një takim, është e sigurt që do të shkojë vonë. Ata provojnë gjithçka që të duken perfektë. Nuk lënë asgjë në mes dhe punën e tyre e përfundojnë në mënyrë të përsosur./Përshtati nga BrightSide, Enkeleda Bodini-dritare.net