Nuk është larg, dhe kur mendon se atje të presin pjatat plot shije të shef Alfred Markut, nuk keni pse ta mendoni dy herë.
Recetat e tij janë unike, nga dita në ditë e nga festa në festë. Rapsodia është vendi ku mbledh plot njerëz për festa, sepse të gjithë e njohin shijen magjike të pjatave që ofron shef Fredi.
Veç ushqimit, ju mund të shijoni një ditë në natyrën e bukur të Shëngjinit. Mes barit, luleve dhe pemëve të çelura, të cilat do ju sjellin në humor dhe do t'ju qetësojnë mendjen dhe shpirtin./E.B-dritare.net