Një ditë për mos t’u harruar

Nga Dritan Hila

17 vjet mē parē, nisi bombardimi i NATO-s kundēr trupave serbe nē Kosovē. Kush banonte nē Tiranē, kujton gumēzhimēn e avionēve aleatē qē fluturonin nē natēn e Tiranēs, me destinacion Kosovēn. Pēr ne shqiptarēt, krahina shqiptare, ishte mē shumē njē mit i mēsuar nēpēr shkolla, por pak persona e ndjenin pjesē organike tē kombit. Pastaj filluan pamjet televizive, dhe nuk vonuan kolonat e refugjatēve tē cilat mbērritēn nē qytete shqiptare. Vendi, asokohe i varfēr nē skaj, nuk kishte kapacitete ti mbante nē shtēpi. U ngritē kampet, ku çadrat e ndihmave montoheshin nē fushat me baltē tē periferisē sē qyteteve. Aty pamē pēr herē tē parē Kosovēn e vērtetē dhe dinjitetin e njerēzve tē saj, edhe pse nē kushte tē tmerrshme.
Ndērkohē Serbia rezistonte. SHBA me vēshtirēsi mbante tē lidhur njē koalicion ku politikat tradicionale proserbe, ushtronin presion mbi lidershipin atllantik tē SHBA dhe Britanisē sē Madhe. D’Alema, Sarkozi, Shrēder, i rezistuan me sukses forcave centrifugale qē donin ti nxirrnin jashtē nga aleanca. Ndērkohē lumi i shqiptarēve tē Kosovēs qē ishin jashtē atdheut, vērshonin nē Shqipēri pēr t’u rreshtuar nē rradhēt e UÇK-sē. Bedri Islami, tregon se fuqitē perēndimore asokohe lejonin vetēm 3 autobuzē tē futeshin nē Shqipēri me rekrutē. Prindērit ziheshin me rekrutuesit pse nuk ju merrnin fēmijēt. Ndryshe nga sa thonē gojēdhēnat urbane, Islami i cili ato mote ishte pjesē e strukturave tē larta tē lēvizjes guerrile, vlerēson shumē kryeministrat shqiptarē tē kohēs, Fatos Nanon, Ilir Metēn dhe Pandeli Majkon, tē cilēt nē periudha tē ndryshme, ishin nē krye tē shqtetit shqiptar dhe ndihmuan UÇK-nē.
Asokohe pēr motive pune, bēra njē vizitē nē Maqedoni. Ishte koha kur Aleanca Atllantike, duke parē kēmbēnguljen e serbēve pēr mos t’u dorrēzuar vetēm nga sulmet ajrore, nēn presionin e Toni Bler, po pērgatiste ndērhyrjen tokēsore. Ndērkohē propaganda serbe e pompuar nga segmente tē perēndimores, pērhapte lajmin se Gryka e Kaçanikut, nga kalonte edhe rruga lidhēse e Kosovēs me Maqedoninē, do tē ishte porta e ferrit pēr trupat e NATO-s. Njē nga kēto ditē isha duke u kthyer nga Maqedonia nē Shqipēri, por dogana ishte bllokuar. Nē pikēn kufitare tē Qafē Thanēs, njē autokolonē e blinduar gjermane donte tē futej nē Maqedoni. Tanket e rēnda Leopard mbi kamionē tē stērmēdhenj qē e bēnin rrugēn tē dukej sheg dhish, kamionēt dhe autobuzēt e mbushur me ushtarē tē veshur nē tuta mimetike, helmeta nē kokē dhe paime tē plota luftarake, rrinin si tē ngrirē pasi njē polic maqedons po tirte muhabetin pēr punē dokumentacioni. Derisa njē oficer gjerman, i nervozuar nga burokracitē e palēs maqedonase qē i kishte bllokuar pēr orē tē tēra aty, zbriti nga makina, çoi traun dhe urdhēroi kolonēn tē lēvizte. Policēt maqedonas dolēn dhe bērtisnin anash mjeteve nē lēvizje por britmat e tyre mbuloheshin nga uturima e tankeve, kamionēve, dhe transportuesve tē blinduar. Nuk kisha dēgjuar ndonjēherē melodi mē tē bukur pēr veshēt e mi. Asnjēherē mē pērpara ushtarēt gjermanē nuk mē ishin dukur mē tē dashur.
Serbia kur e pa se NATO e kishte seriozisht, e la trimērinē qē t’ia kēndojē vetes mē vonē me guslē. Kushedi çdo ju dēgjojnē veshēt nipave tanē pēr njē princ tē quajtur Milosheviç, qē luftoi me gjithē krajlat e botēs. Punē mitomanēsh.
Sot pas 17 vjetēsh Kosova ēshtē e lirē. Ne shqiptarēt e dy anēve tē kufirit e kemi njohur mē mirē njeri tjetrin dhe kemi parē se nē virtyte dhe vese, jemi njēsoj. Po mēsohemi tē shkojmē nē Kosovē pēr njē drekē, dhe shqiptarēt e atyshēm tē vijnē pēr pushime. Na duhet tē fitojmē paqen, siç ka thēnē njē bamirēsi ynē i madh, i quajtur Klinton. Me shpresēn se njē ditē do tē bashkohemi. Pasi Shqipēria asnjēherē nuk ka pēr tē qenē e plotē, gjithmonē do tē jetē e korruptuar, e friguar e pērçarē, deri sa tē jetē e ndarē./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.