Një ditë pas protestës, Basha: Beteja jonë do të vazhdojë!

Një ditë pas vendimin të presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve dhe një ditë pas përfundimit të protestës së 8 kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë një postim në Facebook.

Basha ka postuar foto nga protesta e djeshme dhe në status shkruan se, beteja do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane, ku ka theksuar dhe njëherë se largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqipëriaSiEuropa 🇪🇺🇦🇱”, shkruan Basha./E.B-dritare.net

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 9. Juni 2019

LEXO DHE :  12 hapa për të bërë një gjumë të mirë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.