“Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar.", shkruan moderatorja./K.C/Dritare.net
Foto/ Dedikim mahnitës dhe një unazë për Luanën
Dritare.net
Së fundmi, një fanse e zjarrtë e moderatores, i ka bërë një surprizë të vogël te dera e shtëpisë.
Këtë fakt, Luana e bën vetë me dije, me anë të një fotoje në ‘Instastory’.
Një fansja e Luanës i ka lënë një letër me një dedikim të bukur dhe një unazë te dera e shtëpisë.
Fansja shkruan në letër: “Sot nuk është ditëlindja jote, por dua të të uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera, drita ime, lumturia ime. Dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël."
“Zgjohem në tetë të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri…Nisem për Kosovë. Punoj dhe regjistroj tre këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në tre të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë…”,-shkruan Luana.
Ndërkohë, Luana, duke na treguar se, kjo periudhë ka qenë shumë intensive në jetën e saj, për shkak të projekteve që ka marrë përsipër me realizmin e këngëve të reja, dhe përgatitjen e emisionit në Top Channel, thotë edhe se ndihet e lumtur që punon, jo vetëm për të, por edhe për fansat e saj.