Një dashuri deri në vdekje, 18-vjeçarja vetëvritet pasi humbi bashkëshortin!
E Hënë 20 Janar 2020, 17:05
Dritare.net
Mirela Beta, 18-vjeçe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj ndërsa të afërmit konfirmojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumit të fotoksinës nga e reja pasi janë gjetur edhe gjurmë të kësaj lënde.
Duket sikur 18-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, pasi dy muaj më parë kishte vdekur bashkëshorti i saj, gjithashtu 18-vjeç, Mateo Kozan.
Kozan, ndërroi jetë me 16 tetor 2019, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan.
Ka qenë punëtori tjetër K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, i cili duke drejtuar mjetin tip "Rrul" që ngjesh asfaltin, ka goditur Mateo Kozan, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme./ I.M-Dritare.net